Barcelona vazhdoi formën e mirë edhe në Ligën e Kampionëve, duke triumfuar ndaj Crvena Zvezdës në Beograd, me rezultat të thellë 2-5.
Pas ndeshjes trajneri, Hansi Flick vlerësoi performancën e lojtarëve të tij, shkruan Arbresh.info.
“Jam shumë i lumtur, e vlerësoj shumë atë që bëjmë. Ne ishim shumë të mirë në zotërimin e topit dhe vumë shumë presion”, u shpreh gjermani.
Më tej shtoi se çdo ndeshje e këtij kompeticioni është komplekse andaj janë të rëndësishme pikët.
“Gjëja më e rëndësishme janë tre pikët, nuk është e lehtë të fitosh jashtë shtëpisë në këtë turne. Liga e Kampionëve është një kompeticion kompleks”, tha Flick.
“Zvezda luajti shumë mirë, ata dinin të fitonin topin dhe është e vështirë të mbrohesh kundër tyre. Vlerësoj shumë që lojtarët e mi ishin të përqendruar për 90 minuta, sepse nuk është e lehtë,” përfundoi Flick.
Pas katër ndeshjeve, Barça ka nëntë pikë./Arbresh.info
Ambasada e SHBA-së në Kosovë uron Krishtlindjet
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra në vlerë mbi ...
Kushtetuesja e Speciales hudh poshtë referimin e Thaçit lidh...
LDK: Vazhdojnë përgatitjet drejt fitores së madhe!
Gjesti krijon momente magjike në oborrin e BBVK3, në orën 4 ...
Bombardimet pakistaneze në Afganistan vrasin 46 persona