Ditët e ardhshme pritet të zyrtarizohet ndarja mes Barcelonës dhe Xavit. Tekniku 44-vjeçari mori drejtimin e skuadrës së zemrës në 6 nëntorin e vitit 2021.
Dhe në pankinën katalanase arriti të fitonte një titull kampion dhe një Superkupë Spanje gjatë vitit të kaluar. Vendin e tij pritet ta zërë një gjerman.
Hansi Flick është i preferuari i presidentit Jaon Laporta. Barcelona është gjithashtu prioriteti i 59-vjeçarit nga Heidelberg.
Trajneri gjerman pëlqehet edhe nga klube të tjera, por transferimi në La Liga është dëshira e vetme që ka në këto momente.
Shtypi sportiv pranë klubit katalanas bën me dije se bisedimet vijojnë dhe së shpejti mund të arrihet marrëveshja finale mes Laportës dhe Flick.
Ky i fundit qëndron pushim prej shtatorit të vitit të kaluar, kur u shkarkua nga posti i trajnerit të kombëtares gjermane.
Më parë ka drejtuar Bayern Munich, skuadër në drejtimin e së cilës fitoi 7 trofe, mes tyre edhe Champions League./Ss
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...