Google ADS

Hamsik largohet nga skuadra e Sllovakisë

21:06 | 21 Mars 2018
Arbresh Info

Marek Hamsik është larguar nga skuadra e Sllovakisë për shkak se i është nënshtruar një operacioni të vogël.

Kapiteni i Napolit ishte ftuar për të qenë pjesë e ndeshjes së tij të ardhshme kundër Shteteve të Bashkuara Arabe të enjten në Rajamangala të Bangokit, por tani lojtari do të qëndroj në Itali për tu rikuperuar, transmeton portali arbresh.info.

30-vjeçari mungoi në seancat stërvitore më janar për shkak të bajameve dhe tani është marrë vendimi që t’i nënshtrohet një operacioni për të larguar ato.

“Marek Hamsik është operuar këtë mëngjes në klinikën Ruesch nga profesori D’Angelo, i cili praktikoi një tonizëm”, shkruan Napoli në deklaratën zyrtare të lëshuar në uebfaqen e tyre.

“Operacioni ishte i suksesshëm. Hamsik do të rikthehet në shtëpi nesër dhe nuk do të jetë pjesë e skuadrës kombëtare të Sllovakisë”

Pas ndeshjes të së enjtes, Sllovakia do të përballet të dielën me Tajlandën./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme