Marek Hamsik ka konfirmuar sot (e martë) se do të largohet nga Napoli.
Hamsik i ka dhënë fund thashethemeve duke konfirmuar se do të largohet nga skuadra italiane për transferim në Kinë te Dalian Yifang “nesër ose pasnesër”, transmeton portali arbresh.info.
Njoftimi nga Hamsik erdhi gjatë një vizite të tij në shkollën private Daniel Deofe në Napoli mëngjesin e sotëm.
“Do të largohem nesër ose pasnesër”, citohet të ketë thënë lojtari për mediat italiane.
Shkolla, ku dy djemtë e tij kanë vijuar mësimin, ka postuar foto në faqen e tyre zyrtare duke u përshëndetur me mesfushorin.
Napoli thuhet se do të fitojë të paktën 18 milionë euro me shitjen e sllovakut në Dalian, skuadër e cila do ta paguaj mesfushorin të paktën 27 milionë euro gjatë tri viteve të tij./arbresh.info/
https://www.facebook.com/permalink.php?story_fbid=867190923451195&id=168256500011311
Netanyahu në gjykatën e Tel Avivit për të dëshmuar mbi akuza...
Ushtarët shqiptarë nderohen me Medaljen NATO për shërbim të ...
Gjesti i lë një trëndafil Xhenetës pranë kokës
Liverpooli e bën prioritet transferimin e yllit të Brightoni...
Luginasit ankohen për gjoba në kufirin e Kosovës, kryetari i...
Policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin ...