Google ADS

Hamilton zotohet të jetë ‘më agresiv’ ndërsa përgatitet për të rindezur rivalitetin me Verstappen

10:15 | 20 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Lewis Hamilton ringjall rivalitetin e tij me Max Verstappen sot, pasi sezoni i Formula 1 fillon në Bahrein.

Britanezi ka premtuar se do të jetë ‘më agresiv’ këtë vit pasi u ashpërsua nga holandezi, i cili fitoi titullin në rrethana të diskutueshme.

Të dy u përlasën në mënyrë spektakolare në Silverstone dhe Monza ndërsa ata gjithashtu patën nëj baim në Sao Paulo dhe u përplasën në Jeddah.

Por, ishte gara e fundit që shkaktoi zhurmën më të madhe kur Michael Masi, ish-drejtori i garave të FIA-s, dështoi të ndiqtë rregullat e makinës së sigurisë për të lejuar Verstappen të kalonte Hamilton në xhiron e fundit për të fituar garën dhe titullin.

“Une do të jem një shofer më agresiv këtë vit, do ta shihni”, tha fillimisht Hamilton.

“Unë nuk mbaj mëri. Nuk kam asnjë bagazh për të hyrë në sezon. Është e rëndësishem të largohesh”.

“Gjithçka që mund të bëj është të përpiqem të formoj atë që është përpara. Nuk mund ta ndryshoj të kaluarën. Unë thjesht po i afrohem sezonit duke u përpjekur të jem më i miri që mund të jem”, shtoi ai.

“Unë nuk kam pikpamje hakmarrjeje. Mendoj se thjesht do të përpiqem të jem shoferi më i mirë që mund të jem këtë vit”, përfundoi piloti britanez.

Megjithatë, Hamilton, i cili ka një bashkëlojtar të ri në kolegune tij britanik, George Russell, përballet me një dhumje koke të madhe nëse do të mundë Verstappen në Bahrein.

Nga ana tjetër, Mercedes ka paralajmëruar se makina e tyre e re për këtë sezon nuk ishte mjaft e shpejtë, ndërsa ata gjithashtu luftojnë për t’u përballur me ndryshimet e rregullave të reja./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme