Nuk ka surpriza në Çmimin e Madh të Katarit, me Lewis Hamilton që ia del të triumfojë dhe të shkurtojë edhe më shumë diferencën me Max Verstappen, i cili udhëheq renditjen për pilotë, kur kanë mbetur edhe dy javë nga fundi i sezonit.
Piloti britanik kampion në fuqi u nis i pari dhe ia doli të ruajë kryesimin gjatë gjithë garës, edhe për faktin që rivali i tij kryesor, holandezi Verstappen mori një penalitet prej 5 vendesh para fillimit të garës dhe e pati të vështirë të luftojë për kreun.
Megjithatë piloti i Red Bull minimizoi dëmet dhe ia doli ta mbyllë garën i dyti, ndërsa tashmë diferenca mes tij dhe Hamilton në renditjen e përgjithshme është ngushtuar në vetëm 8 pikë, kur kanë mbetur edhe dy gara nga fundi.
Ky sezon në Formula 1 konfirmohet si një ndër më spektakolarët e viteve të fundit, pasi Verstappen e Hamilton do të luftojnë deri në xhiron e fundit për titullin e kampionit të botës, teksa betejë e ashpër është edhe në garën për skuadra, me Mercedes e Red Bull që janë shumë pranë njëra-tjetrës. /SS/
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...