Lewis Hamilton do të bashkohet me skuderinë e Ferrarit duke nisur nga sezoni i ardhshëm. Një vendim që i befasoi të gjithë, me 7 herë kampionin e botës që bëri të ditur vendimin e tij disa javë para se të nisi edicioni i këtij viti.
Piloti britanik është ndalur së fundmi tek ky vendim, ku deklaroi se ishte një zgjedhje me instikt dhe as familja e tij nuk ishte në dijeni të këtij vendimi.
“Kam ndjekur instinktet e mia duke u përpjekur të shfrytëzoj rastin. Ishte zgjedhja ime, as prindërve nuk ua thashë! U mundova të zgjedh se çfarë është më e mira për mua. Gjithçka ndodhi shumë shpejt, unë e njoh Vasseur prej shumë kohësh. Jam i emocionuar për sezonin e ri, por nuk e di se çfarë rezervon e ardhmja apo dhe për sa kohë do të vazhdoj të garoj. Ajo çka mund të them është se jam super i motivuar për të vazhduar”, deklaroi piloti 39-vjeçar.
Hamilton kaloi një dekadë spektakolare me Mercedes ku fitoi 6 tituj kampion bote, një ecuri që e futi në historinë e Formula 1 pilotin britanik.
Piolit i Mercedes ka arritur që të barazojë rekordin e Michael Schumacher me më shumë tituj botëror të fituar. 39-vjeçari është në kërim të një titulli të 8-të, por nuk do ta ketë një mision të lehtë, ndonëse ai dëshiron ta mbyllë me një tjetër rekord aventurën tek skuderia gjermane./Ss
Të shtëna me armë në Prishtinë, arrestohet një person
Ngritët aktakuzë kundër një serbi për krime lufte në Kosovë
Berisha ka dy kërkesa para mbledhjes së përbashkët të kuvend...
Beogradi ia refuzon hyrjen në Preshevë ministrit Hajrullah Ç...
Policia zhvilloi 460 ligjërata në shkollat e Prishtinës gjat...
Sondazhi i Arbresh.info në Facebook, LVV mbi 50%