Google ADS

Hamilton mori një vendim tronditës pas Çmimit të Madh të Brazilit

22:47 | 8 Nëntor 2024
R J

Piloti legjendar, Lewis Hamilton mori një vendim tronditës pas Çmimit të Madh të Brazilit dhe njoftoi se nuk dëshiron të garojë më në Formula 1 këtë sezon.

Hamilton zuri vendin e 11-të pole position dhe vendin e 10-të në garën e së dielës dhe në mesazhet që i dërgoi skuadrës së tij dhe më pas shtypit shprehu dëshirën për të mos vozitur më për Mercedes.

“Kjo ishte një fundjavë katastrofike, djema. Makina ime ishte më e keqja ndonjëherë. Por, faleminderit djema që u përpoqët ta bëni mirë. Nëse kjo është hera e fundit që ulem në këtë makinë, më vjen keq që nuk e kam marrë një rezultat të mirë”, i tha Hamilton ekipit të tij përmes një mesazhi radio në fund të garës në Interlagos.

Pas garës, në një bisedë me gazetarët, ai theksoi se e vetmja gjë që vlen të përmendet është se para garës ishte duke vozitur veturën ikonë McLaren të Ayrton Sennas.

“Gara ishte zemërthyese, por drejtimi i makinës së Senës ishte gjëja më e mirë ndonjëherë. Makina ime ishte e tmerrshme”, tha një Hamilton i zhgënjyer.

Tani presim një përgjigje nga Mercedes nëse do ta lejojnë Hamiltonin të mos drejtojë tri garat e fundit të sezonit. Mediat gjermane raportuan se do ta linin kokën e Hamiltonit të “qetësohej” dhe më pas do të merrnin një vendim përfundimtar.

Nëse vërtet e pamë Hamiltonin për herë të fundit në karrierën e tij në një makinë Mercedes në Brazil, Mick Schumacher do të vozisë në vend të tij në tri garat e ardhshme.

Për përkujtim, Hamilton do të vozisë për Ferrarin nga viti i ardhshëm. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme