Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton, ka lëshuar disa kritika për shefin e Britania Grand Prix.
Hamilton është shprehur i pakënaqur me orarin e caktuar për British Grand Prix, i cili do të mbahet të dielën.
Po atë ditë do të zhvillohet edhe finalja e Wimbledon (Tenis), dhe ajo e Kupës së Botës në kriket.
Britaniku i F1 ka frikë se triumfi i tij i gjashtë do të mbulohet nga evenimentet e tjera sportive të asaj dite.
“Nuk e kuptoj pse organizatori ka vendosur garën në të njëjtën kohë sikur evenimentet e tjera të mëdha të sporteve tjera” ka thënë Hamilton, transmeton lajmi.net.
“Ky është një vikend special që ka nevojë për gjithë fokusin e shtetit, jo vetëm një numri të vogël” ka thënë tutje piloti.
“Njerëzit do të ndërrojnë kanalet televizive, duke mos ditur se çfarë të shoni” ka thënë ndër të tjerash britaniku.
Kjo do të jetë hera e pestë në tetë vitet e fundit që British Grand Prix mbahet në ditën e njëjtë sikur finalja e meshkujve në Wimbledon.
BBVA4 nis të shtunën, mesazhi i Sara Hoxhës: Kemi sakrifikua...
Nesër seanca e përbashkët plenare, deputetët shqiptarë dhe k...
Ledri Vula lanson këngën e re “Oj oj oj”
Osmani: E ardhmja e Kosovës në BE është e pashmangshme e për...
71 aksidente brenda 24 orëve në Kosovë
Ancelotti bëhet trajneri më i trofeshëm në histori të Real M...