Hamilton flet për rekordin e Schumacher, respektin nga F1 dhe jetën pas Rosberg

08:55 | 21 Nëntor 2017
Arbresh.info

Hamilton fitoi titullin e kampionit për herë të katërt në garën më të shpejtë automobilistike në botë, Formula 1.

Merecdes pritet që përsëri ta kenë veturën më të shpejt për sezonin 2018 dhe anglezi Hamiliton është favoriti për titullin e pestë, transferon arbresh.info.

Hamilton është në bisedime me Mereceds për një marrëveshje të re por britaniku është duke hezituar pasi nuk është i sigurt se sa do të qëndrojë në këtë sport.

“Nuk kam menduar për atë. Nuk e shoh vetën që do të luftojë për titullin e shtatë por as nuk mund të them kurrë”, tha ai për CNN.

“Ju vetëm duhet t’i shijoni atë që posedoni, nuk mund ta besoj se kam katër tituj. Sigurisht se dua të fitojë më shumë tituj por nësë nuk e fitojë kampionatin, a do të ishte fundi i botës? Jo, unë do të bëj gjëra tjera”, shtoi vozitësi i Merecedes.

Hamilton konsiderohet si vozitësi më i shpejtë në Formula 1 nga analistët por respektin që gëzon nga kolegët e tij e vlerëson më së shumti.

“Respektin që e kam pranuar nga kolegët është një gjë që shumë e vlerësoj por natyrisht që ju dëshironi të respektoheni nga gjenerata juaj sepse unë kam një respekt me ata që garojë”.

Ai ka folur për ish kolegun e tij të skuadrës, gjermanin Nico Rosberg, i cili e kishte mposhtur në kampionatin e vitit 2016 dhe se si ka arritur të rikthehet në formë për ta fituar tiullin.

“Unë mendoj se në skuadër kam ardhur me një energji të mirë por puna ime është shumë më e mirë sot. Ndoshta do të kisha pesë tituj të kampionit por nuk do ta ndryshoja për asgjë në botë. Humbja e kampionatit vitin e kaluar më ka mundësuar të bëhem vozitësi që jam tani”, përfundoi Hamilton. /arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme