Hamdi Salihi i rrëfen për herë të parë të gjitha qysh prej ardhjes së tij te Skënderbeu dy sezone më parë, ku u transferua nga Izraeli. Fillimisht Salihi për “RTSH Sport” deklaroi se fillimisht erdhi te korçarët për Ligën e Kampionëve, lot më pas u bind për të vijuar të luajë aty.
Në deklaratën e tij ai foli edhe për rënien e Tiranës, ku e quajti ekipin e zemrës. Ndërkohë, ai foli edhe për të ardhmen si lojtar e si trajner.
Ja fjalët e Salihit: “Ka qenë eksperience mjaft e mirë dhe e mrekullueshme. Pritja nga njerëzit dhe nga çdo pjesëtar i Skënderbeut ka qenë e jashtëzakonshme dhe jam munduar që t’ia kthej në të njëjtën mënyrë. Unë në fillim kam ardhur vetëm për ndeshjet kualifikuese të Ligën e Kampionëve dhe për rrethana të ndryshme nuk u largova ose vendosa të rri”.
“Një qytet simbol për mikpritjen dhe qytetarinë. Kisha frikë vetëm pjesën nëse do tja ktheja pritshmëritë që kishin ata njerëz. Unë u mundova të jap maksimumin.
Ajo që ndodhi atë ditë ndaj Kukësit ishte spontane dhe nëse do isha kthyer pas nuk do ta kisha bërë asnjëherë këtë”.
“Tirana është pjesë e jetës dhe zemrës time. Është ekipi që më formoi dhe më bëri ky që jam sot dhe më dha atë që duhet për të qenë një lojtar i niveli tjetër. Nuk duhet të shihet si një tragjedi pasi rënia nga kategoria është thjesht një rrëzim. Një ekip e bën më të madh ngritja dhe se sa fort ngrihet. Tirana do të ngrihet më e fortë.”
“Sinani dhe Martini janë heronjtë e mi dhe jam rritur duke u munduar t’i ngjaj atyre.
Nuk e kam menduar akoma që ta le futbollin, do të shoh një opsion tjetër larg futbollit shqiptar.”
“Kam mbaruar kursin B për trajnerë përpara disa kohësh dhe tashmë do përgatitem duke u futur në kursin e UEFA-s.”
Policia e Shtetit: Do të garantojmë protestën e PD-së në Tir...
Hamza: Pagesa e TVSh-së për biznese do të bëhet pas shitjes ...
Abdixhiku: LDK-ja, e djathta dhe rugovizmi të bëhen bashkë d...
Pas sulmit në Magdeburg seancë e posaçme në Bundestag
Drejtësia tranzicionale dhe adresimi i krimeve të luftës, Ha...
Lansohet pilotimi i Programit të Kuponëve, Nagavci: Një risi...