Mesfushori kosovar është larguar nga Brondby për t’iu bashkuar klubit gjerman, Sandhausen
Besar Halimi është bërë dje me klub të ri, shkruan Gazeta Express.
Futbollisti kosovar është larguar nga Brondby në ditën e fundit të afatit kalimtar të verës.
Dhe, mesfushori kreativ karrierën do ta vazhdojë në futbollin gjerman.
Në fakt, Halimi ka nënshkruar kontratë me klubin nga Liga e dytë gjermane, Sandhausen.
24 vjeçari ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me klubin e ri.
“Jam i lumtur që jam këtu dhe mezi pres të dhuroj asistime dhe të shënoj gola për Sandhausenin. Nuk më pritet të luaj në këtë stadium”, ka thënë Halimi për uebfaqen zyrtare të Sandhausenit.
Atij i ka dhënë mirëseardhje trajneri i klubit gjerman, Uëe Koschinat, i cili beson shumë në kualitetet e përfaqësuesit kosovar.
Sipas trajnerit gjerman, të interesuar për Halimin ishin disa klube dhe për këtë fakt është krenar dhe mburret që lojtari e zgjodhi pikërisht Sandhausenin.
Halimi e riktheu formën ideale në Brondby, ku zhvilloi 63 ndeshje dhe realizoi 12 gola.
Foda: Kosova më nuk do të tolerojë të ofendohet
Pacolli: Ministër Peci, reagimi emocional mund të japë përsh...
Mos e përdorni këtë fjalëkalim pasi hakerit do t’i duhet vet...
Reali do ta huazojë Endrickun, pesë klube pas yllit brazilia...
Vazhdon debati mes Edit dhe Gresa, sherr rrobat
Biden në takimet e fundit në Forumin e Bashkëpunimit Ekonomi...