Halilovic dëshiron të largohet nga Milani

19:05 | 22 Gusht 2018
Arbresh Info

Raportet në Spanjë pretendojnë se Alen Halilovic dëshiron të largohet nga Milani, ndërkohë që Girona dhe Espanyoli kanë shfaqur interesim.

Mesfushori kroat iu bashkua “Rossonerëve” falas për transferim nga Hamburgu këtë verë duke nënshkruar kontratë tri vjeçare, transmeton portali arbresh.info.

Tani, ‘Mundo Deportivo’ është duke raportuar se arritja e Samu Castillejos dhe Diego Laxalt kanë bërë atë që të ndihet i pavendosur dhe rrethi i tij është në kontakt me dy klube spanjolle.

Halilivoc është i shqetësuar për mungesën e tij në fushë dhe të dy klubet, Espanyoli dhe Girona, tashmë kanë kontaktuar me Milanin.

22-vjeçari mund të nënshkruaj me një tjetër klub këtë verë në rast se nuk luan te Milani kundër Napolit në vikend.

Lojtarët mund të regjistrohen në tri klube brenda një sezoni, por mund të bëjnë vetëm një paraqitje zyrtare për dy klube./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme