Hakohet Neymar, sulmon mashtruesit në rrjete sociale

10:14 | 13 Tetor 2017
Arbresh Info

Ylli i Paris Saint Germainit dhe Brazilit, Neymar ka shfrytëzuar rrjete sociale për të bërë thirrje për disa mashtrues duke lënë të kuptohet se llogaria e tij është hakuar.

Kjo duket se edhe ka ndodhur pasi 25-vjeçari e ka ndier të nevojshme të postojë një paralajmërim te 82 milionë ndjekësit e tij në Instagram, transmeton portali arbresh.info.

Futbollisti më i shtrenjtë në botë ka postuar mesazhin më poshtë në ‘Insta Story’.

“Disa idiotë janë duke u bërë kinse jam unë duke iu dërguar mesazhe njerëzve. Ju lutem raportoni këtë mashtrim”

Neymar ka publikuar gjithashtu numrin e telefonit që është duke u shfrytëzuar nga këta mashtrues në rrjete sociale.

Mbetet ende e paqartë në këtë fazë se çfarë në të vërtetë mashtruesit kanë bërë duke pretenduar se janë ylli brazilian./arbresh.info/

 

screenshot_1

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme