Mbrojtësi i Real Madrid-it, Achraf Hakimi nesër pritet të jetë në Milan për t’i kryer testet mjekësore te skuadra e Inter-it.
Sipas Sky Sport Italia, markoku do nënshkruajë kontratë pesëvjeçare me “Neurazurët”, transmeton portali arbresh.info.
Hakimi dy sezonet e fundit i kaloi huazim te Borussia Dortmund, mirëpo nuk do rikthehet te Real Madrid, shkaku që nuk i është premtuar pozita e formacionit të parë.
21-vjeçari ka bërë 45 paraqitje për gjigantin gjerman këtë sezon duke shënuar nëntë gola dhe dhënë 10 asistime.
Inter për shërbimet e Hakimi-t do paguajë 40 milionë euro plus bonuset./arbresh.info.
Biden fal dënimet me vdekje
Prokuroria në Gjakovë ngrit aktakuzë ndaj të pandehurit që v...
Ilir Avdyli largohet nga Llapi
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...