Achraf Hakimi do të ndërrojë skuadër.
Pasi t’i skadojë kontrata e huazimit në Borussia Dortmund, Achraf Hakimi s’do të kthehet në Spanjë, por as s’do të qëndrojë në Gjermani – ai do të shijojë edhe Serine A.
Kështu thotë eksperti i transferimeve, Gianluca Di Marzio, sipas të cilit, lojtari i Real Madridit tashmë i ka thënë po Interit të Antonio Contes.
Sipas Di Marzio, tani ka mbetur vetëm të arrihet marrëveshja mes klubeve derisa Sky Sports raporton se Interi ka ofruar 40 milionë euro për kartonin e 21-vjeçarit.
Në të kaluarën, agjenti i tij vazhdimisht kishte përsëritur “Achraf nuk dëshiron të shkojë diku larg Madridit sepse ai gjithë jetën do të jetë madrilen”.
Edhe Dortmundi vazhdimisht ka insistuar që ta mbajë në skuadër, por blerja e Meunier nga PSG jep sinjale se tashmë Hakimi i ka dhënë fund aventurës me Borussian.
Në të kaluarën Zinedine Zidane e ka pëlqyer lojtarin, por Gianluca Di Marzio nga burime të sigurta ka mësuar se Hakimi do të luajë në Inter sezonin 2020/21. /Gazeta Express/
LDK shënon 35 vjetorin e themelimit, Abdixhiku: Lidhja ka qe...
Gjendet pa shenja jete një person në Zubin Potok
Kurti nesër merr pjesë në përurimin e rrugëve Dragash-Brod d...
Përveç rezultateve negative, Manchester United i del një pro...
Simeone trajneri i muajit në La Liga
ShBA e shqetësuar që KQZ-ja nuk certifikoi Listën Serbe