Mesfushori i Chelseat, Hakim Ziyech, ka nisur “kryengritjen” e tij ndaj trajnerit të Marokut, Vahid Halihodzic.
Ziyech konfirmoi se ai ishte i para-përzgjedhur për skuadrën e Halilhodzic, por u lodh nga udhëheqja e ekipit duke përhapur “dezinformata” rreth tij dhe angazhimit të tij ndaj vendimit të tij.
“Unë e dua vendin tim dhe do të luaja për ekipin kombëtar të futbollit maroken ka qenë deri i jetës time”, postoi anësori i Chelseat në Instagram.
“Pra, me pikëllim të madh më duhet të njoftoj se megjithëse presidenti i FRMF-së sot konfirmoi se do të jem i parapërzgjedhur për ekipin, unë nuk do të kthehem për të luajtur për Marokun”.
“Më vjen keq që zgjënjej fansat, ky nuk ishte një vendim i lehtë për t’u marrë, por fatëkeqësisht ndiej se nuk kam zgjidhje tjetër”.
“Pavarësisht se kam dhënë gjithçka për ekipin gjatë gjashtë viteve të fundit dhe i kam mbështetur ata gjatë gjithë jetës sime, udhëheqja vazhdon të lëshojë dezinformata për mua dhe përkushtimin tim ndaj vendit tim”.
“Veprimet e tyre e kanë bërë të pamundur që të vazhdoj të jem pjesë e ekipit. Lajmin për para-zgjedhjen e kam mësuar në të njëjtën kohë me gjithë të tjerët, ndaj po e publikoj këtë deklaratë për t’u siguruar që ju ta dëgjoni të vërtetën drejtpërdrejt nga unë”.
“Faleminderit të gjitëhve që më kanë mbështetur, i uroj skuadrës asgjë tjetër veçse më të mirën për të ardhmen. Fokusi im si lojtar është te klubi im Chelsea”, përfundoi marokeni në postimin e tij në Instagram./Arbresh.info
View this post on Instagram
Inter kualifikohet në çerekfinale të Kupës së Italisë
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...
Lidhja e fortë mes mungesës së zinkut dhe tensionit të gjaku...
Interi kalon në çerekfinale të Kupës së Italisë, Kristjan As...
Kamberi: Serbia po tenton të izoloj shqiptarët e Luginës