Hajvalia edicionin e kaluar ishte hijeshia e kampionatit pasi që deri në fund të kampionatit arriti që ta rivalizojë Feronikelin për titullin kampion, raporton Arbresh.info.
Mirëpo, në këtë edicion skuadra nga paralogjia e Prishtinës ka ndryshuar në tërësi. Pas përfundimit të stinorit vjeshtor, nga Hajvalia u largua komplet ekipi për shkak të kushteve financiare derisa trajneri Emin Bajrami e bazoi lojën e ekipit në futbollistë të rinj.
Ai është shumë i lumtur për një fakt të cilin e zbulon për Arbresh.info. “Pa marrë parasysh situatën që e dinë të gjithë opinioni se në çfarë gjendje ka mbetur klubi, prapë se prapë jemi fitimtar në një aspekt. Kemi arritur që disa lojtarë të rinjë t’i promovojmë në mënyrën më të mirë dhe tu mundësojmë oferta të mira klube evropiane dhe nga Superliga e Kosovës”, ka thënë Emin Bajrami për Arbrsh.info.
Ai përmendi edhe disa futbollistë. “Lojtarët që kanë dal në skenë tashmë dihen si Edison Kçiku, Malsor Ajeti dhe Aid Zeqiri. Ndërkohë, së fundmi kemi nxjerrë në skenë edhe lojtarë shumë të talentuar si Velson Morino, Mal Rezniqi dhe Çlirim Ramadani”, vlerësoi Emin Bajrami.
Ndryshe, Hajvalia tetë xhirot e fundit të kampionatit do ti luajë vetëm sa për ‘sy e faqe’ pasi që ndodhet e fundit në tabelë me vetëm shtatë pikë të grumbulluara. /Arbresh.info
Republikanët arrijnë marrëveshje për të shmangur mbylljen e ...
Haziri: Abdixhiku bëhet kryeministër më 9 shkurt dhe më 10 s...
Nuk e keni ditur por krehri i flokëve duhet të pastrohet çdo...
Noizy performon në Festivalin e Këngës në RTSh-së
Pranim-dorëzimi i detyrës së kreut të Kushtetueses, Rohde: E...
“Prej që të lash, s’munde me bë as këngën” – Xheneta i thotë...