Google ADS

Hajvalia e fiton titullin me letra, por…

21:57 | 23 Maj 2018
Arbresh.info

Hajvalia edhe në këtë edicion dëshmoi formë të lartë duke e siguruar edhe një titull kampion ‘me letra’, transmeton arbresh.info. 

Klubi i femrave sot e mbylli një edicion të suksesshëm duke e përfunduar  kampionatin me 68 pikë të tubuara, aq sa ka edhe Mitrovica në pozitën e dytë, mirëpo hajvaliaset e drejtuara nga trajneri Emin Bajrami, kanë goldallim të madh me mitrovicaset.

Presidenti i klubit, Rrahim Pacolli, u përkujdes për një darkë për të shënuar këtë sukses me stafin dhe futbollistet, takim në të cilën u diskutua për këtë sukses të cilin e lakmon çdo klub.

Hajvalia pritet që të marrë pjesë për herën e tretë radhazi në garën të lakmuar për klube në Evropë, Ligën e Kampionëve.

FFK e ndryshon rregullon në mes të kampionatit, a do të reagojë KOK-u?

Ani pse futbollistet e këtij ekipi kanë dhënë gjithçka nga vetja për t’i gëzuar tifozët me sa më shumë gola dhe për të dal kampion, Federata e Futbollit të Kosovës doli të jetë ‘njerkë’ për ekipin nga paralogjia e Prishtinës.

Me një vendim të marrë më datë 29.03.2018, është vendosur nga Komiteti Ekzekutiv i FFK-së ka vendosur që klubet Hajvalia dhe Mitrovica ta zhvillojë edhe një ndeshje që e përcakton titullin kampion, nëse kampionati në mes këtyre ekipeve përfundon me pikë të barabarta.

Një vendim i çuditshëm dhe jo korrekt duke u nisur nga fakti se Hajvalia ka shënuar më shumë gola në këtë edicion. “Pasi që  KFF Hajvalia dhe KFF Mitrovica kanë numër të barabartë të pikëve dhe po ashtu rezultatin e njëjtë nga ndeshjet e ndërsjella, KE merr vendim që në rast se të dyja ekipet mbesin me pikë të barabarta në fund të kampionatit, kampioni të përcaktohet në një ndeshje finale ndërmjet këtyre ekipeve në një terren neutral”, thuhet ndër të tjera në vendimin e FFK-së të nënshkruar nga sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu.

Se FFK e shkeli rregulloren e propozicioneve të garave të fillimit të kampionatit, e vërteton edhe neni 60 i miratuar nga vet shtëpia më e madhe e futbollit kosovar. “Nëse ekipet kanë plasman edhe të barabartë dhe në takimet e ndërsjella merren për bazë golat e shënuara në kampionat, pra ekipi që ka shënuar më shumë gola”, thuhet ndër të tjera në nenin 60 të propozicioneve të garave.

Reagimi i Komiteti Olimpik i Kosovës

Arbresh.info e ka kontaktuar edhe sekretarin e përgjithshëm të KOK-ut, Shasivar Haxhijaj i cili e ka komentuar çështjen në fjalë.

“Nuk është punë që përzihet KOK-u. Është Federata që i organizon garat. Nëse ka ndonjë kontest dhe ka padrejtësi e që është e paraparë me status, mund t’i drejtohet klubi edhe Arbitrazhit Sportiv të KOK-ut”, ka thënë sekretari i përgjithshëm i KOK-ut, Shasivar Haxhija. /arbresh.info/

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme