Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrullah Çeku sot me anë të një konferencë për media ka paralajmëruar se Qeveria e Republikës së Kosovës, është duke planifikuar që t’i ndjekë procedurat ligjore ndaj Serbisë, pasiqë këta të fundit kanë penguar ekipin e Kosovës në bosk të kalojë kufirin dhe të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit e cila është duke u zhvilluar në Beograd.
“Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës e dënojmë rëndë veprimin e Qeverisë së Serbisë për ta penguar Kosovën që të marrë pjesë në Kampionatin Botëror të Boksit. Ne konsiderojnë që ky veprim i organizatorit të këtij kampionati është me direktiva nga Qeveria e Serbisë”, ka thënë Çeku.
Ai poashtu ka shtuar se Kosova është pjesë me të drejta të plota në AIBA, andaj askush nuk ka të drejt të pengojë përfaqësuesit e Kosovës për të marrë pjesë në këtë kampionat.
Çeku ka theksuar se për këtë veprim nga ana e Serbisë, jo sportive dhe kjo çështje është çështje politike.
Andaj, ministri ka treguar se për sjellje të tyre, është parashtruar një ankesë në Bashkimin Evropian por janë të habitur që ende nuk ka pasur ndonjë reagim nga ana e tyre. / arbresh.info/
Konferena e plotë:
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit