Hajnat thyen shtëpinë e Sadio Manes gjatë ndeshjes mbrëmjen e kaluar

21:13 | 20 Shkurt 2019
Arbresh Info

Shtëpia e futbollistit të Liverpoolit, Sadio Manes, është thyer derisa ishte duke luajtur në ndeshjen mbrëmjen e kaluar në Ligë të Kampionëve.

Sulmuesi 26-vjeçar besohet të ketë qenë në fushë duke luajtur kundër Bayern Munichut në momentin kur disa njerëz hynë në shtëpinë e tij në qytet, transmeton portali arbresh.info.

Gjëra si ora, telefona dhe çelësa të veturave janë vjedhur gjatë këtij incidentit, i cili po ndodhë për herë të dytë në shtëpinë e Manes.

Policia beson se incidenti ndodhi mes orës 6 pasdite deri më 11:45.

Ata tashmë janë në kërkim të personave që kryen këtë vepër./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme