Google ADS

Hajdutët hynë në apartamentin e Riyad Mahrez, ia vjedhin orët me vlerë 500 mijë funte

13:47 | 31 Maj 2020
Arbresh Info

Apartamenti i futbollistit, Riyad Mahrez është vjedhur nga hajdutët në muajin e kaluar.

Sipas The Sun, hajdutët në apartamentin e algjerianit kanë vjedhur disa ora luksoze të cilat vlejnë rreth 500 mijë funte, transmeton portali arbresh.info.

“Rreth orës pesë të premten, policia ishte telefonuar se një apartament është vjedhur nga hajdutët në qendër të qytet”, ka thënë shefi i Policisë.

Mahrez, i cili iu bashkua City-t nga Leicester City në vitin 2018, ishte fotografuar disa herë duke mbajtur orët e shtrenjta.

Klubi anglez nuk ka pranuar të komentojnë incidentin e ndodhur.

Mahrez nuk është i vetmi i vjedhur nga hajdutët sepse këtë dy muaj ju ka ndodhur edhe disa lojtarëve, si Mesut Ozil, Sead Kolasinac, Delle Alli dhe Jan Vertonghen./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme