Florent Hadergjonaj është njëri nga lojtarët më të mirë në Bundesliga këtë edicion.
Mbrojtësi i djathtë nga Deçani ka shkëlqyer me skuadrën e tij Ingolstadt duke shënuar një gol dhe ka dhuruar tre asistime.
Ai është duke u kërkuar me ngulm nga Kosova dhe Zvicra, ndërsa së fundmi mediat në Zvicër kanë raportuar se djaloshi ka marrë ftesë nga trajneri i Përfaqësueses së Zvicrës, Vladimir Petkovic.
Telegrafi ka kontaktuar me talentin kosovar i cili ka zbuluar se do të luaj vetëm ndeshjen miqësore, ndërsa kualifikuese jo.
“Është e vërtetë që kam marrë ftesë nga Zvicra për dy ndeshjet e radhës, ndaj Bjellorusisë për miqësore dhe kualifikuese ditë më vonë”.
“Unë do të luaj vetëm ndeshjen miqësore pasi për kualifikuese nuk kam pranuar të luaj dhe të bllokohem”, ka deklaruar Hadergjonaj për Telegrafin.
21-vjeçari nga Kosova disa herë ka deklaruar se dëshiron të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës.
Ai ka thënë se e ka informuar edhe trajnerin Albert Bunjaku për këtë gjë dhe pasi të nënshkruajë me një klub të ri në afatin kalimtar të verës do të vendos përfundimisht se për kë do të luaj, Kosovën ose Zvicrën.
“Synimi im ishte që ta mbaja në Bundesliga ekpin tim Ingolstadt. Mirëpo tani duhet të gjej një skuadër ku do të vazhdoj karrierën”, tha Hadergjonaj.
“Pas afatit kalimtar të verës do të vendosi përfundimisht se për cilën përfaqësuese do të luaj përgjithmonë”, tha Florenti.
Hadergjonaj iu bashkua skuadrës gjermane Ingolstadt në verën e vitit të kaluar nga Young Boys Bern për dy milionë euro.
Ai ka luajtur në 24 ndeshje me Ingolstadin në Bundesliga duke shënuar një gol të bukur dhe duke asistuar në tre të tjerë.
Kujtojmë që Hadergjonaj ka zhvilluar 10 ndeshje për Përfaqësuesen e Zvicrës U21.
Parashikimi i motit për sot në Kosovë
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...