Florent Hadergjonaj ka shprehur gatishmëri për të luajtur në çfarëdo pozite që i kërkohet nga trajneri te Kosova.
Kombëtarja jonë do të zhvillojë ndeshjen tjetër në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Republikës së Çekisë në stadiumin “Fadil Vokrri” këtë vikend, shkruan portali arbresh.info.
Por, si pasojë e mungesave trajneri Bernard Challandes ka premtuar se do të gjej zgjedhje dhe mbrojtësi i Huddersfield ka thënë se është i gatshëm për të luajtur në çfarëdo pozite, përfshirë edhe portier, për “Dardanët”.
“I djathtë, i majtë, mesfushor, sulmues apo portier. Për Kosovën luaj kudo që të është nevoja”, shkruan Hadergjonaj në llogarinë e tij në rrjetin social Twitter.
Ndeshja mes Kosovës dhe Republikës Çeke këtë të shtunë fillon në ora 15:00./arbresh.info/
https://www.facebook.com/florenthadergjonaj33/photos/a.542127322545381/2442434075848020/?type=3&permPage=1
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...