Mbrojtësi i djathtë i Kosovës, Florent Hadërgjonaj, është një objektiv i gjigantit turk, Fenerbahce.
Lojtari që është në pronësi të Huddersfield, po luan si huazim në Turqi të Kasimpasa, ku ka bërë gjashtë paraqitje që pas transferimit në janar.
Takwim.com pretendon se Fenerbahce janë të interesuar për Hadërgjonajn, i cili është nën kontratë me Huddersfield deri në vitin 2021.
Te Fenerbahce, Hadërgjonaj do të zëvendësonte ish mbrojtësin e Juventusit, Mauricio Isla, që do të largohet në fund të sezonit.
Pjesë e Fenerbahces është edhe sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, i cili mund të ndihmojë në këtë transferim.
Gjatë karrierës së tij, Hadërgjonaj ka veshur edhe fanellën e Inglostadt dhe Young Boys.
Driloni me pëlqim për Xhenetën?
Mevlani: Me Dianën nuk kishte asgjë serioze – po të isha beq...
Kurti: Shëndetësia publike po transformohet shpejt dhe rrënj...
Sulmet izraelite në Gaza, mbi 70 të vrarë gjatë orëve të fun...
“Vendimi pas dy javësh, nuk presim rezultat tjetër veç fitor...
Banka Botërore nis në Shqipëri programin për urat e qëndrues...