Pesë emra të rinj i janë bashkuar kombëtares së Zvicrës për ndeshjen miqësore me Bjellorusinë, që zhvillohet më 1 qershor.
Në mesin e këtyre pesë emrave, është edhe kosovari Florent Hadërgjonaj, i cili duket që në fund ka vendosur të zgjedh Zvicrën para Kosovës.
Hadërgjonaj bëhet vetëm kosovari i radhës që i bashkohet Zvicrës, pas Valon Behramit, Xherdan Shaqirit e Granit Xhakës.
Gazeta ‘Blick’ u ka bërë një pyetje të njëjtë të ardhurve në kombëtare, për lojtarin e tyre të pëlqyer te Zvicra.
Hadërgjonaj që këtë sezon e kaloi në Bundesligë te Inglostadt, ka zgjedhur Valon Behramin.
“Sigurisht që është një ndjenjë e bukur për të qenë për herë të parë me ekipin kombëtar. Më parë, unë isha entuziastë për Valon Behramin, sidomos pas atij goli të rëndësishme në vitin 2005 nëkualifikimet e botërorit kundër Turqisë”, ka deklaruar Hadërgjonaj.
Osmani dekoroi me Urdhrin e Pavarësisë, Anne Marie Lizin
Partia Social Demokrate tërhiqet nga negociatat e qeverisë n...
Kurti: Mbrojtja e burimeve ujore dhe rritja e kapaciteteve t...
FIFA pajtohet me vendimin e Arabisë Saudite për të ndaluar a...
Aliu: Trafiku ajror në Prishtinë funksionon pa ndërprerje fa...
Schnetzer: Austria vazhdon të jetë investitori i pestë më i ...