Florent Hadergjonaj është lojtari i fundit që ka konfirmuar se do të jetë pjesë e skuadrës kombëtare të Kosovës.
Ylli në Premierë Ligë te Huddersfield Town ka konfirmuar përmes llogarisë së tij zyrtare në rrjetin sociale Facebook se sapo ka marrë pasaportën e Kosovës dhe se do të “jap maksimumin” për kombëtaren tonë, shkruan portali arbresh.info.
“Dua që të ju njoftoj se tani sapo kam marrë pasaportën e Kosovës dhe jam gati që të luaj me fanellën më të bukur në botë”, ka shkruar mbrojtësi i krahut të djathtë në foton së bashku me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës – Agim Ademin.
“Dëshira ime gjithmonë ka qenë të luaj për vendlindjen time, mirëpo është dashur të vije momenti i duhur. Jam grumbulluar edhe nga Zvicra nga të gjitha grupmoshat deri në ekipin e parë”
“Nga tani, unë Florent Hadergjonaj jam një Dardan plus për trajnerin Bernard Challandes dhe do të jap gjithmonë maksimumin për Kosovën tonë”
Gjatë dy sezoneve të Huddersfieldit në Premierë Ligë, Hadergjonaj ka bërë 47 paraqitje gjithsej.
24-vjeri pritet të jetë në dispozicion për ndeshjen e ardhshme të Kosovës në kuadër të kualifikimeve për Euro 2020 kundër Malit të Zi muajin e ardhshëm./arbresh.info/
PSG triumfon nga Monaco në një ndeshje me shumë gola
Ulni faturat e energjisë me një truk që ruan nxehtësinë në s...
Aksident zingjiror në Prishtinë
Arrestohet një i mitur i dyshuar për veprën penale “Vjedhje ...
Tre shenjat më kreative të zodiakut që kanë gjithmonë ide të...
Natyraliteti i femrave bëhet ‘mollë’ sherri i një debati të ...