E ardhmja e lojtarit të Kombëtares së Kosovës, Florent Hadërgjonaj, duket se do të jetë në Turqi.
Sipas mediave turke 29-vjeçari do t’i bashkohet Alanyaspor, me parametra zero, transmeton Arbresh.info.
Në karrierën e tij, Hadergjonaj, ka luajtur për ekipe si BSC Young Boys, FC Ingolstadt, Huddersfield, Kasımpasa.
Për Kasımpasa luajti në 112 ndeshje dhe shënoi 7 gola dhe 6 asistime.
Mbrojtësi i djathtë për Kombëtaren e Kosovës ka shënuar 1 gol dhe ka 3 asistime në 27 ndeshje.
Florent Hadergjonaj para se t’i bashkohej Kombëtares së Kosovës kishte veshur një herë fanellën e Kombëtares së Zvicrës U20, U21 dhe Zvicerane, e më pas preferoi Kombëtaren e Kosovës./Arbresh.info/
Ministri i Jashtëm i Jordanisë do të zhvillojë bisedime me l...
Policia shqiptoi mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e...
Vdes një person në QKUK
Policia sekuestron armë dhe municion në Rahovec, arrestohet ...
Predha godet një shtëpi në Mitrovicë Veriore, policia heton ...
Arabia Saudite do të ndalojë alkoolin gjatë Botërorit 2030