Kosova luan ndeshjen e radhës ndaj Rumanisë të premten me fillim nga ora 20:45.
Dy lojtarët dardan, Florent Hadërgjonaj dhe Mërgim Vojvoda janë shprehur optimist për fitore, shkruan Arbresh.info.
Florent Hadërgjonaj theksoi rëndësinë e përgatitjeve taktike në këtë faze.
“Kemi pasur stërvitje të mira, sidomos taktikisht. Shpresoj se jemi përgatitur mirë. Kemi marrë informata prej trajnerit dhe stafit të tij. Jemi përgatitur deri në maksimum. E dimë se çfarë na pret dhe normalisht se do të shkojmë për fitore. Nuk kemi kaluar siç duhet në ndeshjen që kemi zhvilluar në Rumani. Kanë ndodhur disa gjëra që nuk guxojnë të ndodhin dhe normal se është një motivim shtesë se si na kanë pritur. Nuk bën të ndikojë shumë kjo, por duhet të jetë motiv që t’ia kthejmë me marrjen e tri pikëve. Mesazhi për ‘Dardanët’? E di se janë shitur të gjitha biletat dhe kjo na jep zemër neve si gjithmonë kur luajmë në ‘Fadil Vokrri’. Shpresoj të na motivojnë, por kryesorja është që ne ta bëjmë lojën në fushë dhe t’i marrim ata mbasë vetes që edhe ata ta japin kontributin e tyre”, tha Hadërgjonaj pas stërvitjes.
Edhe Mërgim Vojvoda ndau optimizmin e tij për ndeshjen e parë të këtij cikli të ri të Ligës së Kombeve.
“Atmosfera është shumë e mirë. Çdo lojtar është duke e ndje mirë. Jemi të gjithë në formë të mirë dhe presim të kemi një lojë të mirë. Edhe pse kundërshtari është një prej më të rivalëve më të fortë, por ne do të hyjmë në fushë për t’i marrë tri pikë. Presim fitore, besoj se këtu në Fadil Vokrri duhet të presim vetëm fitore para tifozëve tanë. Mesazhi për Dardanët? Na kanë munguar shumë. Shpresojmë që stadiumi të jetë i mbushur dhe i zjarrtë siç ka qenë gjithmonë sepse kemi nevojë për lojtarin e 12-të”, tha Vojvoda./Arbresh.info
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...