Erling Haaland ka vënë një tjetër rekord në Ligën e Kampionëve, në ndeshjen ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Sevillas.
Sfida kthyese e 1/8 së finales përfundoi me rezultat të barabartë (2-2), ndërsa BVB vazhdoi tutje falë fitores në takimin e parë.
Të dy golat për ekipin gjerman i shënoi sulmuesi norvegjez duke e ngritur në 20 numrin e golave të shënuar në garën më të madhe evropiane për klube.
Haaland e ka arritur këtë shifër me shpejt se cilido lojtar tjetër në histori të Ligës së Kampionëve duke realizuar njëzet herë në vetëm 14 ndeshje.
Pas tij në këtë statistikë ndodhen Harry Kane (për 24 ndeshje), Alessandro Del Piero (për 26 ndeshje), Ruud van Nistelrooy (për 27 ndeshje) dhe Filippo Inzaghi (për 28 ndeshje).
Po ashtu, ai prekur një tjetër rekord duke u bërë lojtari më i ri (20 vjet e 231 ditë) që shënon në gjashtë ndeshje radhazi të kësaj gare. /Telegrafi/
Po të shikonte veten në pasqyrë, Osmani do të shihte angazhi...
11 vjeçarit në Zhur i sekuestrohet Lamborghini, babai nuk pr...
Bunjaku reagon ndaj kryetares së Autoritetit te Konkurrencës...
Moti i keq në Shqipëri/ Bllokohen disa akse rrugore, disa zo...
Kauza e bashkimit kombëtar nuk ishte një qëllim, por një mje...
Konjufca pret në takim një delegacion nga Azia Jugore, disku...