Seria e dobët e rezultateve e Manchester Cityt vazhdoi edhe këtë vikend, pasi ata u mposhtën me rezultat 2-1 ndaj Aston Villas në udhëtim.
Ekipi i Pep Guardiolës tashmë ka humbur nëntë nga 12 ndeshjet e tyre të fundit në të gjitha garat, duke përfshirë gjashtë humbje në Ligën Premier, pasi u mposhtën në ‘Villa Park’.
Ishte një tjetër ndeshje ku golashënuesi më i mirë i sezonit të kaluar Haaland, dështoi që të ushtrojë ndikimin e tij.
Norvegjezi pati vetëm një goditje në drejtim të portës dhe vetëm një prekje brenda zonës së rrezikshme, ku që të dyja erdhën në minutën e 90-të.
Ai ishte praktikisht inekzistent me vetëm 18 prekje të topit në total dhe vetëm tetë pasime të kompletuara, teksa ka vetëm tre gola të realizuar në dhjetë paraqitjet e fundit në kampionat.
Dhe tani në një intervistë të shkurtër pas ndeshjes, Haaland ka dhënë një përgjigje të sinqertë sa i përket paraqitjeve të tij të fundit.
“Ne duhet të vazhdojmë të punojmë. Gjëja e parë të cilën po e shikoj është vetja ime, nuk i kam bërë gjërat mjaftueshëm mirë, nuk kam shënuar rastet e mia dhe gjithçka”.
“Unë duhet të jem më i mirë. Ka shumë nga unë dhe unë nuk kam qenë mjaftueshëm i mirë”.
“Ne e dimë sa i rëndësishëm është besimi. Ju mund ta shihni. E prek çdo qenie njerëzore, por duhet të vazhdojmë. Ne duhet të qëndrojmë pozitiv edhe pse është e vështirë. Ne duhet të vazhdojmë të punojmë fortë”, ka thënë Haaland./Telegrafi/
Deri në një orë pritje te Dheu i Bardhë për të hyrë në Kosov...
Panik në Portin e Durrësit, përplasen rëndë dy tragete
Dënohet me burg ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frro...
Rron Broja, “Ylli i Javës” në Superligën e Kosovës
Moscertifikimi i Listës Serbe, Vuçiç: Kurti po përpiqet t’i ...
ASHAK zgjedh anëtarët e rinj