Haaland, plani B i Paris Saint-Germain

09:57 | 9 Shkurt 2022
A. B.

Paris Saint-Germain është duke tentuar që të transferoje një emër të madh gjatë afatit kalimtar të kësaj vere.

Skuadra franceze e di se Kylian Mbappe do të transferohet te Real Madridi, madje raportohet se ka nënshkruar edhe kontratë me 50 milionë euro në vit.

Sipas asaj që raporton L’Equipe, PSG po shikon opsione më të mirat e mundshme, në mesin e tyre edhe ajo e qëndrimit të Mbappes – si shpresë e fundit e zbehtë.

Por, nëse francezi e konfirmon se nuk qëndron në Parkun e Princave, atëherë klubi parisien do të shkojë “all-in” për Erling Haaland.

Sulmuesi norvegjez është i gatshëm që të largohet nga Borussia Dortmundi dhe të shkojë në një skuadër edhe më të madhe.

Real Madrid, Barcelona, Bayern Munich, Manchester City, Chelsea, Manchester United, janë në mesin e skuadrave të interesuara për transferimin e Haaland. /Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme