Trajneri i Red Bull Salzburg, Jesse Marsch ka pranuar se sulmuesi, Erling Haaland nuk ishte i sigurt për transferimin te Borussia Dortmund.
Norvegjezi u transferua te gjiganti gjerman për 35 milionë euro pas ishte në formë të shkëlqyer te klubi austriak, transmeton portali arbresh.info.
Haaland kishte oferta nga shumë gjigantë duke përfshirë Manchester United, Juventus dhe Real Madrid, por zgjodhi “Verdhëzinjtë”.
Marsch ka pranuar se Haaland nuk ishte i sigurt për transferimin te Dortmund sepse Salzburg kishte rëndësi të madhe për formën e tij.
“Erling nuk ishte i sigurt kur të transferohet dhe ku. E dinte se roli i tij te Salzburg ishte i veçantë”, deklaroi ai.
Mirëpo, Haaland ia doli të gjejë formën më të mirë duke shënuar 12 gola për Dortmund në 11 paraqitje./arbresh.info.
Rama mbledh kryesinë e Partisë Socialiste
Vidhet një llaptop në një shkollë në Suharekë
Sot zbulohet data e finales së Big Brother VIP Kosova 3
Koreja e Veriut teston një raketë gjatë vizitës së Blinkenit...
Sot dita e Ujit të Bekuar, besimtarët ortodoksë hidhen për t...
Gruaja e Valon Behramit u shpall “Sportistja e vitit 2024” n...