Haaland mungon në stërvitje, në dyshim për përballjen me Liverpoolin

15:00 | 30 Mars 2023
Orgesa Haziri

Erling Haaland ka munguar në stërvitjen e Manchester Cityt që u zhvillua të enjten.

Sulmuesi u lëndua në fitoren e FA Cup ndaj Burnleyt dhe pritet të mungojë në përballjen me Liverpoolin që zhvillohet këtë vikend, shkruan Arbresh.info.


Ai po ashtu humbi ndeshjet e Norvegjisë në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian.

City ka dy ditë të përgatitet për përballjen me “The Reds”, pasi kjo ndeshje zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 13:30.

Skuadra e Pep Guardiolas do të jetë edhe pa Phil Foden, i cili i është nënshtruar operacionit.

City gjendet në vendin e dytë në tabelën e Premier Leagues, mbrapa vetëm Arsenalit, me 19 fitore, katër barazime e katër humbje.

Haaland po kalon një stinor fantastik me 42 gola të shënuar në 37 ndeshje deri më tani në të gjitha garat./Arbresh.info/

 

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme