Haaland më shumë gola se ndeshje me Manchester City

09:10 | 16 Shkurt 2023
K.B

Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland ka shkëlqyer edhe mbrëmë në ndeshjen kundër Arsenalit në Premier League.

Ylli norvegjez ishte golashënuesi i fundit, ku edhe ia dha fitoren 1:3 Cityt.

Haaland ka regjistruar 26 gola deri më tash në “Premier League” nga 22 paraqitje, duke qenë lider i realizimeve në ligë.

Ndërsa në përgjithësi në të gjitha garat, 22 vjeçari me Manchester City ka 32 gola në 30 ndeshje.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme