Sulmuesi i Manchester Cityt, Erling Haaland i është përgjigjur mbrojtësit të Liverpool, Alexander-Arnold, i cili deklaroi se trofetë e fituar nga “The Reds” me Jurgen Klopp në krye vlejnë më shumë se ato të fituara nga ekipi i Guardiolës.
Në një prononcim të bërë për mediet pas fitores ndaj Copenhagen në Champions League, norvegjezi tha se te Liverpool mund të flasin çfarë të duan dhe se ai është të City për të fituar sa më shumë trofe.
“Liverpool mund të flasë sa të dojë, të njëjtën gjë mund ta bëjë edhe Alexander-Arnold. Nuk e di pse e bën këtë, por nuk e kam problem. Unë jam këtu për rreth një vit dhe kam fituar shumë. Ishte një ndjenjë e mire dhe shpresoj të përsërisim sërish sukseset”, tha Haaland.
Kujtojmë se Haaland është pjesë e Cityt nga vera e vitit 2022 dhe ka fituar tripletën./Arbresh.info/
Dhimbja që “udhëton” nga shpatulla në bërryl shkaktohet zako...
Ismajli gati për hapin e madh në karrierë, ai refuzon rinovi...
Mbappe: Bilbao më bëri mirë, mund të bëj shumë më tepër
“Duhet të luftojmë”, Zelensky tregon çfarë i duhet Ukrainës ...
Të paktën 28 të vrarë nga sulmet në Gaza
Kurti mërgatës: Paramendojeni çfarë bëjmë 37 mijë votat ju m...