Haaland i kërkon agjentit të tij të transferohet në Real Madrid

13:41 | 27 Dhjetor 2021
Lorik Gerbeshi

Interesimi i Real Madrid për sulmuesin e Borussia Dortmund, Erling Haaland duket shumë serioz tani.

Sipas gazetarit, Marc Bahrenbeck, tashmë edhe zyrtarisht “Los Blancos” është pjesë e garës për shërbimet e sulmesit norvegjez.

Edhe Haaland duket se po i pëlqen kalimi i mundshëm i tij në skuadrën spanjolle.

Gazetari i njohur, Di Marzio, raporton se 21-vjeçari i ka kërkuar agjentit të tij që të shqyrtojë mundësinë e transferimit te Real Madrid.

“Haaland, si Mbappe, dëshiron të luajë për Real Madrid. Ai kërkoi nga agjenti që të provojë kalimin te Real Madrid”.

“Nëse jo Real Madrid, atëherë do provojnë klube si Barcelona, Manchester United, Chelsea dhe disa klube tjera”, thuhet në njoftim./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme