Erling Haaland është sulmuesi i tetë më i mirë në botë, sipas listës së përpiluar nga vetë norvegjezi.
Ylli i Borussia Dortmundit po kalon nëpër një super formë qysh nga edicioni i kaluar, derisa kompletoi kalimin nga Red Bull Salzburg.
Tani për tani, Haaland e pranon se nuk është sulmuesi më i mirë në botë, pasi para tij janë emra si, Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski, Sergio Aguero, Roberto Firmino, Pierre-Emerick Aubameyang, Harry Kane dhe Timo Werner.
Por, befasisht në këtë listë nuk është Lionel Messi, shkaku që norvegjezi nuk e konsideron argjentinasin si sulmues.
Jashtë listës së tij ka mbetur edhe Kylian Mbappe, ndërsa në një intervistë për VG, Haaland i ofroi shtatë emrat e lartë cekur.
“Cristiano Ronaldo, Robert Lewandowski, Sergio Aguero, Roberto Firmino, Pierre-Emerick Aubameyang, Harry Kane dhe Timo Werner, janë sulmuesit më të mirë se sa unë”, ka thënë ai.
“Në këtë listë nuk mund ta fus Lionel Messi që për mua është më shumë një mesfushor organizativ se sa një sulmues”.
“Unë mendoj se jam i teti në këtë listë (qesh), por ka edhe shumë sulmues të tjerë që janë mjaftë të talentuar”, ka shtuar më tej Haaland./telegrafi
Bitcoin nuk di të ndalet, i afrohet nivelit të 100 mijë doll...
Katër shenjat e horoskopit janë të motivuara veçanërisht për...
Ish-koloneli për armatimin: Banjska qe e përgatitur, aksione...
“Fëmijët nën 16 vjeç pa rrjete sociale!” Australia, gati nda...
Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ish...
Vengu: Shqipëria synon një fazë të re bashkëpunimi me Pentag...