Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland ka barazuar rekordin e golave të legjendës së Manchester Cityt, Sergio Aguero, në Ligën e Kampionëve.
Haaland shënoi golin e tretë të Cityt ndaj Copenhagen në Etihad mbrëmjen e së mërkurës teksa ata po kaluan në çerekfinale me një fitore 3-1, duke çuar rezultatin e përgjithshëm 6-2.
Kjo në mënyrë të jashtëzakonshme e bëri atë golin e 41-të në karrierën e tij në Ligën e Kampionëve deri më tani – dhe ai ka luajtur vetëm 37 ndeshje.
Me këtë gol ndaj Haaland ka arritur tashmë numrin e golave të të gjitha kohërave të Sergio Agueros në Ligën e Kampionëve.
Agueros iu deshën 79 ndeshje për të arritur atë pikë, 42 ndeshje më shumë se Haaland.
Shifra e golave të 23-vjeçarit është aq magjepsëse sa vetëm 18 persona në historinë e kësaj gare kanë shënuar më shumë se ai. /Telegrafi/
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit