Google ADS

Guti e mendon se Bellinghami do jetë pasues i fronit të Messit dhe Ronaldos

09:28 | 10 Tetor 2023
D.H

Ish mesfushori i Real Madridit, Jose Maria Gutierrez i njohur me nofkën “Guti”, i ftuar në emisionin që e prezenton Josep Pederol i quajtur ‘El Chiringuito’, ka foluar rreth lojtarit më në formë te Real Madridi për momentin, Jude Bellingham.

Guti tha se Jude është i vetmi lojtar që e ka kuptuar se “froni” i lojtarit më të mirë në botë është i lirë dhe se po shkon drejt atij vendi anglezi, shkruan Arbresh.info.

“Ishte froni i Vinicius, Mbappe, Haaland… Por, Bellingham është i vetmi që e ka kuptuar se froni i Messit dhe Cristianos është i lirë… dhe ai po shkon drejt tij”, tha Guti.

Bellingham deri më tani për Realin ka shënuar 10 gola në po aq ndeshje të luajtura./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme