Gjermani-Spanjë do të jetë çerekfinalja e parë e Euro 2024, në atë që cilësohet si një finale para finales pasi luajnë dy kombëtaret pretendente për të triumfuar në fund të këtij kompeticioni.
Që të dyja kanë treguar një futboll mjaft të bukur dhe kanë bindur deri në këtë fazë në Europioanit, por vetëm njëra do të mund të vijojë rrugëtimin në gjysmëfinale, teksa kapiteni i gjermanëve, Ilkay Gundogan pranon se përballja e të premtes në Stuttgart nuk ka favoritë.
“Vihen përballë dy skuadrat që kanë bindur më shumë deri në këtë pikë të Evropianit, dy favorite për të fituar dhe vetëm njëra do të vazhdojë. Do të jetë një sfidë pa favoritë dhe besoj se do të kualifikohet skuadra që do të sillet më mirë në fushë, sidomos në fazën mbrojtëse. Shpresoj të jemi ne ata që do të vazhdojmë më tej”, u shpreh Gundogan.
Gjermani-Spanjë do të startojë të premten në orën 18:00, ndërsa në mbrëmje do të zhvillohet çerekfinalja tjetër, ajo mes Francës dhe Portugalisë./ss
Ferrari prezanton makinën më të fuqishme të historisë së tij
Qëndrimi i Harrisit dhe i Trumpit për Kosovën, faktorë për v...
Cilat janë përfitimet e dushit të ftohtë?
Zëdhënësi i ushtrisë izraelite: Sinwar po përpiqej të arrati...
Edon Zhegrova, i pari me driblime në Champions League
Moska, sulm hibrid Shqipërisë?