Ilkay Gundogan duket se do të largohet nga Manchester City, edhe pse ende nuk është asgjë zyrtare.
Kampioni i Evropës po shpreson ta mbajë në Etihad Stadium mesfushorin gjerman, por Gundogan ende nuk ka vendosur nëse do ta pranojë propozimin për kontratën e re.
Barcelona mbetet skuadra më e interesuar për gjermanin, derisa ai ka thyer heshtjen dhe ka folur për të ardhmen e tij.
Kapiteni i Citizens ka thënë se nuk ka marrë ende vendim sa i përket të ardhmes së tij, por ai ka zbuluar se ka refuzuar një rikthim te Borussia Dortmundi, transmeton telegrafi.
“Asnjë vendim nuk është marrë ende, unë jam ende në proces për të vendosur të ardhmen time”.
“Kishte një kontakt me Borussia Dortmundin, por nuk ishte asnjëherë afër pasi rikthimi në Bundesligë nuk është pjesë e planeve të mia”, tha Gundogan.
32-vjeçari ka pasur një sezon fantastik ku ka zhvilluar 51 ndeshje zyrtare duke realizuar 11 gola e duke asistuar në shtatë të tjerë.
Hamza takon ambasadorin e Zvicrës në Kosovë, diskutojnë për ...
Shkup: Partitë shqiptare vazhdojnë përplasjet për Ligjin e g...
SPAK njoftim zyrtar për Erion Veliajn, i përgjigjet për kall...
Drenusha e nevrikosur me Gjestin, shkak qasja e tij ndaj Xhe...
Presidenti gjerman shpërndan Parlamentin, cakton zgjedhjet p...
Ukraina dërgon 500 tonë miell në Siri