Mesfushori, Ilkay Gundogan ka pasur shansin për tu ribashkuar me trajnerin, Jurgen Klopp te Liverpool në vitin 2016.
Por, Gundogan zgjodhi të transferohej te Manchester City duke refuzuar ribashkimin me teknikun gjerman te “Reds”, transmeton portali arbresh.info.
Gjermani në një intervistë për FantasyPl ka thënë se nuk ka dashur të ribashkohej me Klopp, andaj u transferua te City.
“Besoj në sfida dhe gjithmonë provoj të bëj më të mirën. Kisha katër vite me Jurgen dhe e dua si person dhe si trajner, por u ndjeva se ishte koha për diçka tjetër”.
“Nuk doja të mendoja për kohën që kisha me të para se të transferohesha të një klub tjetër. Kjo ishte një ndër arsyet pse nuk u transferova te Liverpool”, theksoi ai.
Gundogan për “Qytetarët” nën urdhrat e Pep Guardiolës, ka fituar dy herë titullin e Premierë Ligës, një FA Cup dhe dy herë Kupën e Ligës./arbresh.info.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...