Ilkay Gundogan ka bërë thirrje për kujdes maksimal ndaj Covid-19.
Mesfushori i Manchester City, Ilkay Gundogan, është njëri nga lojtarët që ka vuajtur nga virusi Covid-19.
Anëtari i kombëtares së Gjermanisë ka parë të rrugës që të paralajmëroj të gjithë për vuajtjet që mund t’i sjell ky virus.
“Më goditi fort. Unë kisha dhimbje në gjymtyrë”, ka thënë Gundogan, transmeton lajmi.net
“Pastaj isha krejtësisht i lodhur dhe shqisa e të shijuarit më kishte humbur krejtësisht”, shtoi lojtari.
“Të jem i sinqert, nuk më kujtohet kur isha goditur së fundmi nga një infektim”, ka thënë gjermani.
Gundogan nuk është lojtari i vetëm që ka pasur virusin. Madje, së fundmi ka shumë emra që janë infektuar, me Serie A që është kthyer në vatër të virusit.
T’i mbijetosh dimrit me vitaminën D
Tiranë/ Policia operacion kundër lojërave të fatit, kapen di...
OKB: Viti 2024 më vdekjeprurësi për punonjësit e ndihmave hu...
Deklaratat befasuese të Oltës dhe Milaimit rreth afërsisë me...
KEK-u deklaron se performanca e këtij viti është dukshëm më ...
Sara apo Edi: Cili nga këta dy banorë e ngjalli Drilonin në ...