Gundogan: Ndeshja ndaj Realit do të zhvillohet, prioritet mbetet shëndeti

11:13 | 18 Mars 2020
Arbresh Info

Mesfushori i Manchester Cityt, Ilkay Gundogan është i sigurt se ndeshja me Real Madrid, e vlefshme për 1/16 e Ligës së Kampionëve do të zhvillohet.

Gjermani momentalisht është i izoluar për shkak se bashkëlojtari, Benjamin Mendy ka dal të jetë i prekur nga koronavirusi, transmeton portali arbresh.info.

Por, ka besimin se përballja mes dy gjigantëve do të zhvillohet sapo kalendari të rregullohet.

“Kjo ndeshje do të zhvillohet, që do të thotë se gjithçka do rregullohet. Janë duke punuar në një tjetër kalendar, në mënyrë që sezoni të përfundojë”.

“Por, sigurisht prioritet mbetet shëndeti i njerëzve”, theksoi gjermani.

Në ndeshjen e parë që u zhvillua në “Santiago Bernabeu”, ish-ylli i Borussia Dortmund luajti për 90 minuta, ndeshje në të cilën fituan me rezultat 1 – 2.

Pritet të shihet se kur UEFA do e lejojë që ndeshja të zhvillohet, sepse ende nuk është caktuar./arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme