Futbolli gjerman në këta gjashtë muajt e fundit nuk i ka kaluar aspak mirë, duke marrë parasysh paraqitjen e dobët në kampionatin botëror si dhe problemet jashtë fushës.
Mesut Ozil dhe Ilkay Gundogan janë të pajisur me pasaportat gjermane, por me prejardhje janë nga Turqia, si këta dy të fundit janë të shumtë në shtetin gjerman. Siç e dimë, shteti gjerman është një nga super fuqitë botërore dhe një nga vendet më tolerante.
Pak para fillimit të kampionatit botëror, kjo dyshe kishte bërë një fotografi me presidentin turk, Recep Taip Erdogan, duke nxitur debat të madh e reagime të ndryshme në Gjermani, duke filluar nga analistët politikë e ata të futbollit.
Kombëtarja e Gjermanisë u eliminua nga kampionati botëor “Rusia2018”, në fazën e grupeve, pas dy humbjeve dhe një barazimi.
E për këtë paraqitje të dobët të ish kampionit botëror, është kritikuar më së shumti, Mesut Ozil, mesfushori fantazist i cili ishte në qendër të kritikave në mediat gjermane.
Pas eliminimit të hershëm nga botërori, Ozil befasoi të gjithë duke u pensionuar nga kombëtarja gjermane, duke dalur me një komunikatë për opionin publik dhe atë të mediave. Në atë komunikatë shkruhej se ai është ndjerë i ofenduar në baza racore për shkak të prejardhjes së tij.
Deri më tani, ish bashkëlojtari i tij, Ilkay Gundogan, nuk kishte bërë ndonjë koment rreth këtij vendimi, por sot ai ka dalur dhe ka përkrahur vendimin e Ozilit.
Gjatë një interviste me WAZ, ai ka zbuluar se i është dashur ta takojë një psikolog për ta ndihmuar që t’i kalojë ato momente të vështira për të.
“Kisha një bisedë të shkurtër me psikologun e kombëtares. Dëshiroja të shihja, se çfarë mund të më ofronte ai. Por, mendoj se askush nuk mundet të më ndihmojë. Nëse je i sulmuar nga shumë persona, i fishkëllyer nga tifozët e juaj dhe i ofenduar nga një politkanë gjerman, atëherë duhesh të brengosesh. Por unë nuk dua të iki, dua të përballem me situatën”, ka thënë mesfushori i Manchester City.
Ai po ashtu ka mbrojtur Ozilin në këtë intervistë, duke thënë se si nuk është racizëm kur një politikanë gjerman shkruan në “Facebook” rreth nesh.
“A ishte rasti me motive raciste? A nuk është racizëm kur një politkanë gjerman shkruan në Facebook: ‘Kombëtarja Gjermane: 25 gjerman, dhe 2 budallenjë”. Kjo është diçka, që duhet të quhet racizëm. Ndryshe, kjo nuk do të thotët që të gjithë gjermanët janë racista, jo të gjithë. Pothuajse gjatë gjithë jetës time, kam pasur përvoja të mirë në Gjermani. Këtë dua të them qartë. Por, disa persona kanë shfrytëzuar foton për motive politike dhe racizëm ka kaluar më shumë se që duhet”, ka deklaruar Gundogan.
Ozili për kombëtaren e Gjermanisë ishte paraqitur në 92 ndeshje, duke fituar kampionatin botëror të vitit 2014 të mbajtur në Brazil dhe për shumë vite ishte zgjedhur si futbollisti më i mirë gjerman.
Gundogan më herët ka deklaruar se ëndrron një trofe me Die Mannschaft. /arbresh.info/
Kamberi: Qeveria e Kosovës tregon përkushtim të jashtëzakons...
Sjellja e tmerrshme e Xum Allushit ndaj banorit të ri nga Ko...
Fenerbahçe interesohet për Muriqin
Qeveria dërgon mbi një milion euro në Luginë, Sinani: Ky fin...
Dhurata më e çmueshme e Xhensiles për Ajken vjen për Krishtl...
Kurti: Tre milionë euro investim në arsim për Komunën e Mali...