Guler dhe Endrick nuk largohen nga Reali në janar, e konfirmon Ancelotti

19:43 | 9 Dhjetor 2024
D.H

Në mediat spanjolle u shpërndan shumë lajme për një largim të mundshëm te Arda Gulerit dhe Endrickut nga Reali në formë huazimi, gjatë merkatos së janarit.

Mirëpo këto lajme i ka mohuar trajneri, Carlo Ancelotti i cili ka folur në konferencë për media para ndeshjes me Atalantan, shkruan Arbresh.info.

“Endrick dhe Arda Güler nuk do të largohen nga Real Madrid. Ata do të qëndrojnë në janar”, tha fillimisht italiani.

Kurse më tej shtoi se nuk ka asgjë kundër futbollistëve të rinj.

“Nuk kam asnjë paragjykim ndaj të rinjve. Kam përdorur shumë lojtarë të rinj gjatë karrierës sime”, u shpreh trajneri i Real Madridit.

Guler u transferuar në janarin këtij viti nga Fenerbahce kurse Endrick ka arritur tek madrilenët gjatë verës që lamë pas./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme