Guild Eagles mposht ekipin rus BetBoom – vazhdon ëndrra për kualifikim në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’

16:23 | 23 Shkurt 2024
KRG

Guild Eagles ka shënuar fitore ndaj ekipit rus BetBoom Team me rezultat 2-0, duke mbajtur ‘gjallë’ shpresat për kualifikim në ‘PGL CS2 Major Copenhagen’.

Në Map-in e parë ‘Overpass’, djelmoshat tanë fituan me dominim, duke e mbyllur me rezultat 13-4 në favorin e tyre.

Dominimi i ‘Shqiponjave’ vazhdoi edhe në map-in e dytë ‘Ancient’, duke e përmbyllur me rezultat 13-10.

Lojtari me performancën më të mirë në këto dy ndeshje sipas për Guild Eagles sipas hltv.org ishte Genc ‘gxx’ Kolgeci 32 vrasje dhe 24 vdekje.

Varësisht nga rezultati i ndeshjes Fnatic – Gamerlegion (16:25)  do të bëhet e ditur nëse ekipi ynë do të kualifikohet direkt për në finalen e madhe, apo do të duhet të luajë edhe një ndeshje tjetër për ta arritur atë.

Kujtojmë se ekipet e mbetura në garë për të siguruar biletën e kualifikimit në major përveç Guild Eagles janë Fnatic, Gamerlegion dhe 9 Pandas./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme