Asi i Manchester United do të humbet ndeshjet kundër Shqipërisë dhe Andorras pasi që ka pësuar një lëndim të lehtë kundër Southampton të shtunën.
Matteo Guendouzi i Arsenalit është ftuar për të luajtur me Francën ng Didier Deschamps për të zëvendësuar mesfushorin e Manchester United, Paul Pogba pas një lëndimi të lehtë në gju.
Kështu Pogba do të mungojë për Francën në kualifikimet për Euro 2020 kundër Shqipërisë dhe Andorras, me Guendouzin që është në listën e skuadrës se Les Bleus për herë të parë.
https://twitter.com/equipedefrance/status/1168524934160818177?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1168524934160818177&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.gazetaexpress.com%2Fguendouzi-zevendeson-pogban-ne-skuadren-e-frances%2F
Pogba ka startuar rregullisht me Ole Gunnar Solskjaer për United në fillim të sezonit, duke shënuar fitore kundër Chelsea por që kanë barazuar me Southampton dhe Wolves dhe kanë humbur në shtëpi kundër Crystal Palace.
Guendouzi ka qenë po ashtu shumë i rëndësishëm për Arsenalin në këtë fillim sezon, kurse paraqitja më e mirë e tij ishte në barazimin 2-2 kundër Tottenham i cili është lavdëruar nga analistët dhe tifozët. /GazetaExpress/
Begaj riafirmoi angazhimin e Shqipërisë për mbështetje ndaj ...
Studim: Jeta në hapësirë nuk dëmton aftësitë mendore të astr...
Në Tuz të Malësisë vendoset busti i Gjergj Kastriotit
Zelensky bën thirrje për një përgjigje të fortë ndaj shantaz...
Real Madridi e fiton “El Classicon” në basketboll
Sipas Haradinajt, opozita do t’i fitojë zgjedhjet