Mesfushori i Arsenal-it, Matteo Guendouzi është në negociata të avancuara me Barcelonën.
Mesfushori është duke u stërvitur vetëm, pasi nuk ka raporte të mira me trajnerin Mikel Arteta, i cili e ka larguar nga stërvitjet grupore, transmeton portali arbresh.info.
Guendouzi paraqitjen e fundit për “Topçinjtë” e ka bërë me 20 qershor në humbjen ndaj Brighton, kurse gjatë mungesës së tij Arsenal-i nuk ka humbje në pesë ndeshjet e fundit.
Sipas L’Equipe, skuadrat si Inter Milan e Atletico Madrid e duan, por Barcelona është në negociata të avancuara.
Arsenal kërkon se paku 36 milionë euro për ish yllin e Lorient, por janë të hapur për të dëgjuar oferta në formë huazimi.
“Topçinjtë” nuk kanë ndonjë interes për të nisur negociatat para përfundimit të Premierë Ligës, ngase janë duke provuar të hyjnë në top katër./arbresh.info
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshje për armëpushim
Gola me bollëk pas pjesës së parë në ndeshjet e Ligës së Kam...
Banorët e Fushë Kosovës nesër do mbesin pa furnizim me ujë t...
Kurti nesër merr pjesë në manifestimin “Dita e Forcës ...
Shpërthim në Prishtinë, lëndohet një person
Lewandowski arrin shifrën e 100 golave në Ligën e Kampionëve